Footmercato: PSG dëshiron transferimin e CR7 dhe Pogba gjatë verës

Mediumi i njohur francez, "Footmercato" ka hedhur 'bombën' duke paralajmëruar se PSG synon transferimin e Cristiano Ronaldos dhe Paul Pogbas gjatë verës.

Sport

30/06/2021 15:27

Të dy lojtarët janë të lidhur me largimin nga Juventus, respektivisht Man United, ngase kanë vetëm edhe një vit kontratë të mbetur, transmeton lajmi.net.

PSG ka shprehur interesim për dyshen që disa vite, ndërsa sipas Footmercato, do t’i befasojë të gjithë duke i transferuar dy yjet.

“Parisienët” kanë bërë disa super transferime deri më tani si Gianluigi Donnarumma, Georginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimi (dy prej tyre ende nuk janë zyrtarizuar).

Ndërkohë, tani sheiku synon edhe dyshen në mënyrë që të këtë përforcime për të garuar edicionin tjetër për Ligën e Kampionëve, trofe që PSG ende asnjëherë në histori nuk e ka fituar.

Mbetet të shihet nëse vërtet PSG do t’i kompletojë dy transferime, që vërtet do ta bënin skuadrën më aktive në afat kalimtar veror./Lajmi.net/