​Fol: Qeveria zbatoi vetëm 47,6 për qind e planit vjetor të punës

Vetëm 47,6 për qind e planit vjetor të punës së qeverisë është realizuar për periudhën janar-qershor të këtij viti. Kështu thuhet në gjetjet e monitorimit të realizimit të planit vjetor nga Lëvizja Fol. Drejtoresha Megi Demolli tha se nga 2063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë. Po ashtu ka…

Lajme

09/08/2022 12:08

Vetëm 47,6 për qind e planit vjetor të punës së qeverisë është realizuar për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Kështu thuhet në gjetjet e monitorimit të realizimit të planit vjetor nga Lëvizja Fol.

Drejtoresha Megi Demolli tha se nga 2063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë.

Po ashtu ka shtuar tha se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes Fol.

“Zyra e Kryeministrit ka paraparë 98 aktivitete, por ka realizuar vetëm 46,9 për qind. Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë 35 aktivitete. Ministria e Drejtësisë ka realizuar vetëm 55 për qind të aktiviteteve”, ka thënë ajo.