Fol: Qeveria për 3 muajt e parë nuk ka arrit të realizojë asnjë nga objektivat

Qeveria e Kosovës ka dështuar që të realizojë objektivat e saja në kuadër të planit qeverisë, për periudhën janar-mars 2015. Nga 22 objektivat për 3 mujorin e parë të këtij viti nga gjithsej 160 sa janë në planin qeverisë për vitin 2015, ekzekutivi nuk ka arritur të realizojë asnjë.

Lajme

29/04/2015 12:42

Këto të dhëna i ka publikuar Lëvizja Fol, e cila ka monitoruar punën e qeverisë përmes platformës ‘IsaMetri’ të cilën e ka publikuar të mërkurën në një konferencë për media.

Fidan Kalja nga Lëvizja Fol, ka thënë se ata kanë monitoruar aktivitete e marra nga qeveria për realizmin e objektiva të parapara me planin qeverisë, ku del se ekzekutivi, nga 36 aktivitet, ka realizuar vetëm 15.

“Janë 160 objektiva të planit qeverisë për vitin 2015, në kuadër të planit të qeverisë së Kosovës, prej këtyre në tre mujorin e parë janë 22 objektiva dhe gjithsej janë 34 aktivitet që institucionet e Kosovës është dashur që ti zbatojnë në mënyrë që të arrihet këto 22 objektiva , fatkeqësisht asnjë objektiv në këtë tremujorin e parë  nuk është arrit nga ana e qeverisë së Kosovës”, ka bërë të ditur ai.

Fol ka monitoruar edhe aktivitetet e ministrive për realizimin e objektiva të parapara, ku shumica prej tyre kanë dështuar të realizojnë aktivitete e parapara.

Nga kjo, ministria e Drejtësisë dhe ajo e Kulturës, del të jenë dikasteret më të dështuara, kurse kryeministri Mustafa mund të mburret me bashkëpartiakun, ministrin e Financave Avdulla Hoti, i cili ka realizuar të gjitha aktivitet e parapara për 3 mujorin e parë në bazë të planit qeverisës.

Zyra e kryeministri të Kosovës në tre mujorin e parë ka pasur për detyrë që të përfundojë pesë aktivitete të parapara në planin vjetor të punës për vitin 2015, ndërsa janë përfunduar vetëm 2 aktivitete”.

“Ministria e Drejtësisë për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundojë 9 aktivitete, ku nga këto vetëm 2 i ka përfunduar”.

“Ministria e Administratës Publike nga 3 aktivitete të parapara ka përfunduar vetëm 1”.

“Ministria e punës dhe mirëqenies Sociale për periudhën janar –mars, 2015 ka pasur për obligim që të zbatoj 2 aktivitete nuk ka përfunduar asnjë”.

“Ministria e Integrimeve Europiane për tre mujorin e parë e ka pasur vetëm një aktivitet të cilin e ka zbatuar , Ministria e Administrimi të Pushtetit Lokal, ka pasur vetëm një aktivitet e cila është përfunduar sipas planit të punës”.

“Ministria e Diasporës për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundojë 5 aktivitete ku janë realizuar 3 nga to”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ka pasur për obligim të përfundojë dy aktivitete të cilat janë realizuar në afatin kohor”.

YouTube player