Foda i hapur për të zgjatur qëndrimin në krye të Kosovës
Pas një ecurie mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës edhe përtej afatit aktual të kontratës. Ish-trajneri i FC Zurich, i cili drejton “Dardanët” që prej vitit 2023, ndjehet shumë mirë në ambientin e ri dhe…

Sport
Pas një ecurie mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës edhe përtej afatit aktual të kontratës.
Ish-trajneri i FC Zurich, i cili drejton “Dardanët” që prej vitit 2023, ndjehet shumë mirë në ambientin e ri dhe vlerëson lart profesionalizmin brenda federatës dhe grupit të lojtarëve. “Po, është e vërtetë që jemi në bisedime. Si trajneri, ashtu edhe federata duhet të jenë të kënaqura me gjithçka – nga mjedisi deri te profesionalizmi. Prandaj, është shumë e mundur që unë të qëndroj më gjatë në Kosovë”, ka deklaruar Foda për mediumin “4-4-2”.
Kontrata e 59-vjeçarit gjerman skadon në korrik të vitit 2026, por rezultatet e fundit kanë shtuar besimin dhe entuziazmin rreth ekipit kombëtar. Pas fitores së rëndësishme në fushën e Suedisë, Kosova ruan gjallë shpresat për një kualifikim historik në Botërorin e ardhshëm.
Në rast se nuk sigurohet kualifikimi direkt në nëntor, Foda dhe skuadra e tij do të kenë një tjetër mundësi në fazën “play-off”, që do të zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm./kp