FMN vlerëson se ekonomia ruse është në recesion

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se Rusia është në recesion, pasi ekonomia e saj është duke vuajtur nga largimet masive të kapitalit, për shkak të krizës në Ukrainë.

Lajme

30/04/2014 17:39

Kreu i Misionit të FMN-së në Rusi, Antonio Spilimbergo i ka bërë këto komente para gazetarëve në Moskë.

Ai ka thënë se FMN-ja ka ulur parashikimin e saj për rritje të ekonomisë në Rusi këtë vit, nga 1.3 për qind në 0.2 për qind dhe se pret që rreth 100 miliardë dollarë fonde të dërgohen jashtë vendit, po këtë vit.

Spilimbergo po ashtu ka thënë se sanksionet ndërkombëtare, që i janë vënë Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë, kanë dëmtuar tashmë ekonominë ruse dhe kërcënojnë investimet atje. (REL)