FMN mirëpret vendimin për zgjerimin e rezervave globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mirëpriti sot mbështetjen e udhëheqësve të G7 për zgjerimin e rezervave globale të emergjencës me vlerë 650 miliardë dollarë, duke shtuar se do të punojë me anëtarët e G7 për të siguruar 100 miliardë në vendet më të varfra.

Bota

13/06/2021 20:52

Drejtoresha e FMN-së Kristalina Georgieva tha se shuma prej 650 miliardë dollarësh drejtuar Drejtës së Tërheqjes Speciale (SDR) do të ndihmojë në rritjen e rezervave globale dhe do të lejojë vendet të sigurojnë masa fiskale për të dalë nga pandemia COVID-19, raporton Reuters.

Ajo tha se do të punojë me anëtarët e FMN-së në muajt e ardhshëm për të vendosur se si ata mund të rialokojnë disa nga SDR-të e tyre ose të përdorin hua buxhetore për të arritur qëllimin global të mbledhjes së 100 miliardë dollarëve për të ndihmuar vendet më të rrezikuara të merren me pandeminë COVID-19.

“Fryma e ripërtërirë e bashkëpunimit ndërkombëtar ishte e dukshme, me G7 që rrit përpjekjet e saj për të ndihmuar botën të dalë nga kjo krizë. Unë mund t’ju siguroj se FMN po luan rolin e vet,” tha Georgieva.