FMN kundër rritjes së pagave në sektorin publik
Drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë qenë më të matur në konferencën e së hënës në krahasim me përmbajtjen e letrës, të cilën e bënë publike të martën.
Lajme
Në një pjesë të madhe të kësaj letre, FMN-ja ia ka kushtuar pagave që janë rritur vazhdimisht në sektorin publik dhe që, sipas tyre, kanë bërë që të shkurtohen investimet kapitale, raporton KTV.
FMN-ja ka kërkuar nga institucionet që përfundimisht rritjen e pagave ta destinojnë nga sektori privat. FMN-ja ka kërkuar edhe rritjen e TVSH-së përmes reformave dhe taksave tjera, që do të nxisnin rritje domethënëse të të hyrave në buxhet.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se këto paralajmërime nuk janë të reja për Kosovën, por që deri tani nuk janë marrë fare parasysh nga zyrtarët institucionalë.
Nga ana tjetër, shoqatat e biznesit kanë thënë se vlerësimet e FMN-së janë alarm për situatën ekonomike në të cilën gjendet vendi. Rritja e pakontrolluar e pagave në sektorin publik ka prishur dy herë raportet ndërmjet Kosovës dhe FMN-së.