“Fluturuesit spanjoll”, ilegalisht nëpër barnatoret e Kosovës

Në barnatoret e Kosovës me lehtësinë mund të bihet “Spanish Sex Drops D8”, që janë stimulues femëror seksual e që blihen kryesisht nga meshkujt, që duan të abuzojnë seksualisht me femrat, të cilat nën ndikimin e këtyre pikave hidhen lehtë në shtratin e abuzuesve.

Lajme

03/07/2014 09:28

Këto stimulues që gjenden në tregun kosovarë në mënyrë ilegale kushtojnë 20 deri 25 euro për një pako dhe kanë gjithsej 20 mililitra sasi pikash, shkruan “Zëri”.

Një farmacist në Prishtinë i ka thënë gazetës se këto pika gjenden në barnatoret e Prishtinës dhe blihen fshehurazi kryesisht ngha meshkujt.

“Sa për dijeni, sasia e 1 mililitrave ka gjithsej 20 pika, kurse paketikimi i “Spanish” ka gjithsej 20 mililitra apo 400 pika”, ka thënë ky farmacist duke thënë se këto stimulues njihen ndryshe edhe si “fluturuesit spanjollë”. Ai thotë se këto stimulues nuk kanë as shihe apo aromë, por reagojnë ekskluzivisht shumë mirë tek femrat.

“Mund të hidhen në ujë, lëng”, ka shtuar ai, duke thënë se efekti i tyre rritet dukshëm nëse ai konsumohet me pije alkoolike.

Ndërkaq, zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Produkte medicinale (AKPM) nuk kanë njohuri dhe nuk kanë hasur asnjëherë në treg për pika të tilla.

“Konfirmojmë se në AKPM asnjëherë nuk është aplikuar për regjistrimin e këtyre pikave, të ashtuquajtura “Spanish pika”, pasi që këto pika nuk klasifikohen si ilaçe”, ka thënë për gazetën Pranvera Behrami-Breznica, zëdhënëse e këtij institucioni/