Flutura Kusari kritikon Apelin që e mbylli seancën për Naim Murselin: Nuk kishte arsye ligjore, mesazh se rastet e femicidit nuk gjykohen me transparencë

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka marrë pjesë sot në seancën në Gjykatën e Apelit për Naim Murselin, bashkë me familjën e viktimës, Liridona Ademajt. Ajo ka kritikuar Gjykatën e Apelit që e ka mbyllur për media këtë seancë. “Erdha sot këtu ta shoqëroj familjen e Liridona Ademajt, dhe jam e shqetësuar me vendimin e…

Lajme

29/10/2026 11:41

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka marrë pjesë sot në seancën në Gjykatën e Apelit për Naim Murselin, bashkë me familjën e viktimës, Liridona Ademajt.

Ajo ka kritikuar Gjykatën e Apelit që e ka mbyllur për media këtë seancë.

“Erdha sot këtu ta shoqëroj familjen e Liridona Ademajt, dhe jam e shqetësuar me vendimin e trupit gjykues që kjo seancë sot të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye ligjore që seanca në rastin e Liridona Ademajt, mos me qenë publike. Ka qenë një momentum shumë i rëndësishëm pas vrasjes së Arlindës që Gjykata e Apelit të tregoj se është këtu që t’i mbroj gratë nga femicidi.  Ajo që pamë sot është vendim i paarsyetuar se me mbyll një seancë gjyqësore pa arsye ligjore. Gjithçka rreth këtijr asti është publik, i kemi parë të gjitha rrethanat në shkallën e parë.  Kjo mungesë e transparencës do të dëmtoj Gjykatën e Apelit dhe do të dërgoj mesazh se rastet e femicidit nuk gjykohen me transparencë të plotë siç e meritojnë.”, ka thënë Kusari. /Lajmi.net/