Fluks i madh në Qendrën Emergjente të QKUK-së, rreth 300 pacientë u trajtuan brenda 24 orëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, Qendra Emergjente ka përballuar fluks të lartë pacientësh me një ritëm intensiv pune dhe angazhim të pandërprerë të stafit shëndetësor. Ata kanë njoftuar se në total janë realizuar 292 vizita, dhe janë kryer 81 procedura reanimimi. “Sipas profileve, 78 raste kanë qenë…
Lajme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, Qendra Emergjente ka përballuar fluks të lartë pacientësh me një ritëm intensiv pune dhe angazhim të pandërprerë të stafit shëndetësor.
Ata kanë njoftuar se në total janë realizuar 292 vizita, dhe janë kryer 81 procedura reanimimi.
“Sipas profileve, 78 raste kanë qenë internistike, 50 kirurgjike, 59 ortopedike, ndërsa 24 pacientë janë trajtuar në sallën e vogël të intervenimeve. Gjatë kësaj periudhe është trajtuar një rast me lëndim nga armë e ftohtë, si dhe 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara në aksidente komunikacioni. Për trajtim të mëtejmë janë pranuar 22 pacientë, prej të cilëve 8 në Klinikën e Kirurgjisë, 8 në Klinikën e Mjekësisë Interne, 4 në Klinikën e Ortopedisë dhe 2 në Mjekimin Intensiv”, thuhet në njoftim.
Ata kanë thënë se pavarësisht ngarkesës së madhe dhe numrit të lartë të rasteve të trajtuara, ekipet mjekësore dhe infermierore kanë ofruar kujdes të pandërprerë dhe shërbime emergjente për të gjithë pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: