Florit i hiqet imuniteti për t’u hetuar

Gjyqtarit shumë të përfolur italian, ish-pjesëtarit të EULEX-it, Francesco Florit i është larguar imuniteti për t’u hetuar lidhur me akuzat që i janë bërë për korrupsion. 

Lajme

14/11/2014 18:03

Një zyrtar i lartë ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë se Kombet e Bashkuara ia kanë hequr imunitetin një gjyqtari italian për të lejuar hetimet lidhur me akuzat për korrupsion brenda EULEX-it.

Gjyqtari Franceso Florit është i dyshuar për marrje të ryshfetit për të siguruar lirimin e kriminelëve kosovarë derisa i shërbente misionit të EULEX-it në Kosovë. EULEX-i ka shkelur mandatin e Kombeve të Bashkuara dhe “imuniteti duhet të hiqet para se të fillojë hetimi gjyqësor”, ka thënë ky zyrtar për Associated Press.

Ai ka folur në kushte anonimiteti sepse nuk është i autorizuar të flasë për rastin, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka emëruar një hetues të pavarur për të hetuar akuzat për korrupsion në EULEX.