Florian Marku nuk mposhtet në ‘Air Albania’, fiton ndaj meksikanit
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mposhtur Miguel Parra. Florian Marku ka arritur fitoren në ‘Air Albania’, pasi mposhti meksikanin, në garë për titullin ‘WBC Silver’ Gjatë gjithë raundeve të para ishte shqiptari që dominoi më goditje të fuqishme. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ishte në avantazh ndaj rivalit të tij. Marku…
Sport
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mposhtur Miguel Parra.
Florian Marku ka arritur fitoren në ‘Air Albania’, pasi mposhti meksikanin, në garë për titullin ‘WBC Silver’
Gjatë gjithë raundeve të para ishte shqiptari që dominoi më goditje të fuqishme.
Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ishte në avantazh ndaj rivalit të tij.
Marku madje në raundin e katër e rrëzoi në tokë meksikanin.
Por, në raundet e fundit u zhvillua një meç i baraspeshuar.
Përballja shkoi deri në 10 raunde, në fund me vendimin e gjyqtarëve Florian Marku u shpall fitues.
Kështu me këtë fitore Floriani ka regjistruar 13 ndeshje si boksier profesional 12 prej tyre i ka fituar, prej tyre 7 me nokaut./Lajmi.net/