Florian Marku, “mbreti” ende i pamposhtur në boks

Vendosja e plisit mbrëmë nuk ia lëkundi aspak kurorën. “Albanian king”, mbeti “mbret” edhe pas meçit të mbrëmshëm ndaj Miguel Parras, duke triumfuar për herë të 12 në boks, nga 13 ndeshje si profesionist. Boksieri shqiptar nuk di për humbje në ringun që e zotëron plotësisht. Nga 12 fitoret e arritura, shtatë i ka me…

Sport

26/08/2022 08:00

Vendosja e plisit mbrëmë nuk ia lëkundi aspak kurorën.

“Albanian king”, mbeti “mbret” edhe pas meçit të mbrëmshëm ndaj Miguel Parras, duke triumfuar për herë të 12 në boks, nga 13 ndeshje si profesionist.

Boksieri shqiptar nuk di për humbje në ringun që e zotëron plotësisht. Nga 12 fitoret e arritura, shtatë i ka me “Knock Out”, fakt ky që e tregon edhe një herë supremacinë e shqiptarit ndaj kundërshtarëve.

Njëjtë ndodhi edhe mbrëmë, teksa për 10 raunde sulmoi meksikanin për të mos e cenuar as edhe për një moment fitoren.

Aktualisht është kampion bote, epitet të cilin, sikurse plisin dhe “kurorën e mbretit”, mëton ta ruajë gjatë, ndoshta deri në pensionim. /Lajmi.net/