Flori Mumajesi mbrëmë mahniti publikun me performancën e tij
Flori Mumajesi ka performuar mbrëmë në natën e dytë të festivalit "Kënga Magjike 2018".

ShowBiz
Kantautori i njohur, Flori Mumajesi këtë vit në “Kënga Magjike”, është rikthyer pas tri viteve, shkruan lajmi.net.
“Plas”, titullohet projekti me të cilin u prezantua në këtë festival, performanca e të cilit mahniti publikun pas përfundimit.
Flori u duartrokit nga një numër i madh i njerëzve ku prej fillimit cilësohet si favorit për të fituar edicionin e 20-të, të festivalit “Kënga Magjike”.
“Asgjë më shumë nuk dua, Përulem para jush. BEKUAR. Faleminderit është pak”, është përshkrimi që ia ka vënë videos së hedhur në Instagram. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BrED-aJjuMM/