Flini më shumë se 8 orë gjumë? Ja çfarë ndodh me shëndetin tuaj në këtë rast
Njerëzit me apnea të gjumit mund të mos pushojnë kur flenë, që do të thotë se do të duhet të kalojnë më shumë kohë në shtrat për t’u ndjerë të çlodhur.
Lifestyle
Në një botë kaq të shpejtë, ideja për të bërë gjumë të mirë duket utopike. Por gjumi cilësor luan një rol të rëndësishëm si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor, shkruan IconStyle.
Nëse nuk flini mirë mund të keni dëme në shëndetin tuaj në planin afatgjatë, transmeton lajmi.net.
Trupi i gjithsecilit është i ndryshëm dhe sasia e gjumit që na duhet ndryshon. Por mjekët bien dakord se të rriturve të shëndetshëm u duhen 7-8 orë gjumë që të zgjohen të freskët dhe me energji gjatë ditës.
Por nëse dikush ka nevojë më në shumë se 8 orë gjumë që të ndihet i pushuar, atëherë mund të jetë një problem shëndetësor. Një shembull i zakonshëm është apnea e gjumit.
Njerëzit me apnea të gjumit mund të mos pushojnë kur flenë, që do të thotë se do të duhet të kalojnë më shumë kohë në shtrat për t’u ndjerë të çlodhur.
Gjumi i tepërt mund të jetë gjithashtu një shenjë e një gjendjeje të shëndetit mendor, siç është depresioni. Njerëzit me depresion kanë shumë të ngjarë të përjetojnë lodhje dhe njerëzit me lodhje kronike kanë shumë të ngjarë të vuajnë nga depresioni, duke krijuar një rreth vicioz që mund të jetë i vështirë për t’u thyer.
Vlen të përmendet gjithashtu se shumë njerëz me ankth dhe depresion përdorin ilaçe që mund të shkaktojnë përgjumje. Kështu që nëse jeni duke marrë ilaçe anti-ankth apo anti-depresion dhe po flini më shumë sesa mesatarja, duhet të flisni me mjekun tuaj për avantazhet dhe disavantazhet e këtyre ilaçeve.
Ndjenja e lodhjes, pavarësisht gjumit 8 orë në natë mund të jetë një simptomë e gjendjeve kronike si fibromialgjia, lupusi, sindroma e lodhjes kronike dhe sëmundja e Hashimotos. /Lajmi.net/