Flick: Nuk kemi të bëjmë me Bayern kundër Messi, Barca ka shumë rreziqe

Hansi Flick ka thënë disa fjalë para ndeshjes Bayern Munich – Barcelona.

Sport

14/08/2020 08:15

Sonte luhet çerekfinalja e radhës, ajo mes Bayern Munich dhe Barcelonës, ndeshje që pritet të ketë vëmendje shumë të madhe.

Para ndeshjes, disa fjalë ka thënë trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, i cili te Barcelona sheh më shumë rreziqe sesa vetëm Lionel Messin.

“Nuk është Bayern Munich kundër Messi, por kundër Barcelonës”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht ne kemi menduar se si do të mbrohemi kundër tij. Është e mundur që ta ndalim atë si skuadër”, ka shtuar trajneri.

“Duhet të kemi respekt për Barcelonën pasi ata kanë dominuar futbollin viteve të fundit. Shumë trajnerë dhe skuadra janë inspiruar nga Barca. Janë të këndshëm t’i shohësh, mënyra si stërviten, entuziazmi.”

“Messi nuk është i vetmi kërcënim. Pique, Griezmann, Rakitic, Suarez, janë gjithashtu top-lojtarë”, ishin fjalët e Flick.

Nëse Barca nuk kualifikohet në gjysmëfinale, kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2007 që gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve luhen pa një skuadër spanjolle. /Lajmi.net/