Flick mund të arrijë rekord të ri tek Bayern
Futbollisti i Bayern Munchen, Serge Gnabry, do të jetë në dyshim për paraqitjen ndaj Borussia Munchengladbach, ndërsa trajneri Hansi-Dieter Flick mund të arrijë rekord të ri për klubin.
Sport
Sulmuesi i Bayern Munchen, Serge Gnabry mbetet i dyshimtë për “bavarezët” përpara ndeshjes të së Premtes ndaj Borussia Moenchengladbach, në këtë ndeshje trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick mund të bashkohet me Pep Guardiola si trajneri më i shpejtë që arrin 100 pikë në ligë.
Gnabry duket se pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Mainz, të cilën “Bavarezët” e fituan me rikthim.
Fitorja ndaj Munchengladbach do ti siguronte 100 pikë në 39 ndeshje për Flick, të njejtin rekord kishte edhe Guardiola, por pësimi i golave nga Bayern mbetet një shkak për tu brengosur./Lajmi.net/