Flick: Ky lojtar i Atletico Madrid është artist në futboll, duket se vallëzon në fushë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundmi në një konferencë për shtyp. Kampionët e Spanjës, do të vihen përballë Atletico Madridit në superndeshjen e së shtunës në La Liga. Flick, foli edhe për yllin në largim të Atleticos, Antoine Griezmann i cili po hyn në muajt e tij të fundit në Spanjë para…

Sport

03/04/2026 15:46

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundmi në një konferencë për shtyp.

Kampionët e Spanjës, do të vihen përballë Atletico Madridit në superndeshjen e së shtunës në La Liga.

Flick, foli edhe për yllin në largim të Atleticos, Antoine Griezmann i cili po hyn në muajt e tij të fundit në Spanjë para transferimit në MLS te Orlando City.

“Griezmann është fantastik. Ai duket sikur po vallëzon. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer. Dhe atmosfera në shtëpi është gjithashtu e rëndësishme”, u shpreh Flick.

Ndeshja Atletico-Barcelona, do të zhvillohet nesër në “Metropolitano”, me fillim në orën 21:00.