Flick deklarohet pas kalimit të Bayernit në finale të L.K
Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është deklaruar pas kalimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Bayern Munich në gjysmëfinale mposhti 3:0 Lyonin, shkruan lajmi.net.
“Ne e dinim që do të ishte e vështirë. Ata vinin pas shfaqjeve të shkëlqyera kundër Cityt dhe Juventusit”, ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.
“Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar probleme në fillim. Ne e dimi se duhet të mbrohemi më mirë”.
Trajneri gjerman ka folur edhe për finalen kundër PSG-së, që zhvillohet ditën e diel.
“Paris është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luftuan në gjysmëfinale dhe më pas arritën finale. Ne do të analizojmë disa gjëra, e dimë se ata kanë lojtarë të shpejtë”./Lajmi.net/