Fletëvotimet po numërohen në Veri

Një zyrtar i lartë i OSBE’së ka konfirmuar këtë në Twitter ka konfirmuar se numërimi i fletëvotimeve po bëhet në vendvotime.

Lajme

01/12/2013 19:01

Ashtu siç ishte paralajmëruar, fletëvotimet e garës zgjedhore për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, janë duke u numëruar nëpër vendvotime.

Një zyrtar i lartë i OSBE’së ka konfirmuar këtë në Twitter.

“Numërimi në vendvotime në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan është duke u bërë”, ka thënë Pascal Heyman, Zëvendës Shef i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në selinë e OSBE’së në Vjenë.

Edhe Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se tanimë ka filluar numërimi i fletëvotimeve në vendvotimet në Veri të Mitrovicës dhe në disa vendvotime në Zveçan.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës Momcilo Barovic, ka thënë për mediat serbe se tashmë ka filluar numërimi i fletëvotimeve.

Në rrugët e Veriut të Mitrovicës, vërehet një prezencë e madhe e forcave policore të Kosovës, EULEX’it si dhe pjesëtar të KFOR’it.

Ndërkohë, që nga ora 18, janë parë edhe helikopter të cilët vëzhgojnë situatën nga ajri.