Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec
Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net, bëhet fjalë për qendrën e votimit në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec. Në fletëvotimin më poshtë mund të shihen se numrat e disa kandidatëve janë shënjuar me pika…
Lajme
Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec.
Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net, bëhet fjalë për qendrën e votimit në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec.
Në fletëvotimin më poshtë mund të shihen se numrat e disa kandidatëve janë shënjuar me pika apo viza të vogla.

Për momentin këto fletëvotime janë lënë anash derisa të vendoset se si do të veprohet tutje me to.
Raportohet se fletëvotime të tilla janë hasur edhe në qendrat tjera të votimit në Rahovec.