Flet heroi i Chelseat pas fitores ndaj Norwich

Tammy Abraham është duke bërë atë që “ëndërroi gjithmonë”, pasi shënoi në fitoren e Chelseat 3-2 ndaj Norwich.

Sport

24/08/2019 16:37

21-vjeçari është dashur të tregojë durim të madh për të depërtuar në ekipin e parë, pasi bëri debutimin në vitin 2016.

Sulmuesi anglez shënoi dy gola në fitoren e parë të ‘Bluve’ këtë edicion në Carrow Road, përcjell lajm.net.

”Është diçka që kam ëndërruar ta bëj gjithmonë”.

“Të shënoj për klubin tim të fëmijërisë. Për të hyrë në ekipin e parë dhe të fillojë të shënojë gola. Unë jam thjesht i lumtur që mund të ndihmoj ekipin tim”, tha ai. /Lajmi.net/