Flet ekskluzivisht Liridon Osmani: Të shtënat e armëve gati ma vranë nënën e vajzën e vogël

Para pak orësh, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri. Liridon Osmani, ka folur, eksluzivisht për gazetarin e lajmi.net, Selim Miftari, i cili tha se personat e dyshuar kanë shtënë në dhomën e vajzës dhe nënës së tij ku edhe ishin. “Kanë gjujtë në dhomën…

Lajme

22/06/2025 12:32

Para pak orësh, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri.

Liridon Osmani, ka folur, eksluzivisht për gazetarin e lajmi.net, Selim Miftari, i cili tha se personat e dyshuar kanë shtënë në dhomën e vajzës dhe nënës së tij ku edhe ishin.

“Kanë gjujtë në dhomën e çikes edhe nanes ku e kam pas. Nana edhe çika per pak mkan shpetu”, ka thënë Osmani.

Teksa tutje ka thënë se ky sulm është organizuar nga familja Gërbeshi.

Ndryshe Liridon Osmani është qytetari i cili para pak javësh ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar, derisa ishte duke dërguar vajzën e tij në çerdhe.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:55 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Vushtrri 21.06.2025-22:55. Ankuesi m/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërkaq deri më tani, lajmi.net, nuk ka marrë përgjigje nga policia nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar. /Lajmi.net/