Flet dëshmitari 8-vjeçar i luftës i thirrur nga Gjykata Speciale: Ishte e pazakontë

Tani është 29 vjeçar, ndërsa gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte vetëm 8 vjeçar. Por pavarësisht se ishte fëmijë Gjykata Speciale në Hagë e ka ftuar në cilësinë e  dëshmitarit.

Lajme

02/06/2021 13:20

Fahri Fazliu , i cili e mban emrin e xhaxhait të tij dëshmor, e ka pranuar mbrëmë këtë ftesë.

“Më thirrën përmes telefonit dhe më thanë që jemi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe më thanë se duhet të takohemi sepse e kemi një letër me rëndësi për ty. Unë i’u thash se është në rregull. PAsi unë isha në një ngushëllim, e kisha një rast vdekje, i thirra dhe e mora ftesën. Ishte shumë e pazakontë për mua sepse unë në luftë isha shumë i vogël dhe me më thirr si dëshmitar është shumë e pazakontë, por tash të shohim”, tregoi ai për lajmi.net.

Pas komunikimit disa orësh në “Whatsapp”, ai thotë se rreth orës 23:00 dhe se kishte refuzuar që atë ta pranojë në rrugë.

“ Më thanë se jemi tek “Maxi”. Shkova atje dhe më dukej e pazakonshme me marrë ftesën aty. Unë i’u thash e ftesën kam dëshirë ta pranojë para Policisë së Kosovës, sepse nuk ka fshehtë asgjë. Vazhduam. Shkuam para stacionit të Policisë së Kosovës dhe i takova. Ishin tre persona, një përkthyes dhe dy persona që në ID i’u shkruante ‘EULEX – Prokuroria Speciale’. Ma dhanë ftesën dhe kaq. Krejt kjo ka ndodhë rreth orës 23:00”, shtoi ai.


Në fillim kishte menduar se Gjykata Speciale e kishte ngatërruar me xhaxhain e  tij dëshmor, por edhe kjo mundësi u hodh poshtë.

“Familja ime I ka dhënë dy heronjë këtij vendi. Është Fahri Fazliu me Afrim Zhitinë që janë vra në vitin 1989 dhe vazhdimësia është Bahri Fazilu, që është vra në kufi. Janë dy axhallarët e mi, që unë e trashëgojë ermin e  njërit prej tyre, Fahri Fazilu. Ne, si familje gjithmonë kemi qenë nga pushtuesi në sy sepse jemi marrë për të mirën dhe lirinë e këtij vendi. Fahri Fazliu është dëshmor dhe aty në ftesë është data e lindjes time, 22.03.2991. Nuk besoj që është ngatërresë. Por, tash mbetet të shohim”, deklaroi ai.

Fazilu, i cili është ndër dëshmitarët më të ri në moshë në proceset gjyqësore në Hagë, tregon procedurat pas kësaj ftese.

“ Tash me siguri më duhet një avokat dhe me shku të paraqitem në Hagë. Tash e kam ndërmend t’iu shkruaj një email e të them se nuk kam nevojë të shkoj atje, por të më marrin në pyetje në Fushë Kosovë, siç më than mbrëmë se mundem edhe ty”, tha ai për lajmi.net.

Në ftesën që ai ka pranuar thuhet se duhet të paraqitet në Hagë më 23 qershor 2021./Lajmi.net/