Flet avokati: Atilla asnjëherë s’u hetua për dhunë fizike, por veç për ofendime, Drenusha kërkoi para tre muajve urdhër mbrojtës
Një ngjarje aspak e zakonshme ndodhi mbrëmë në një prej televizioneve nacionale të Kosovës. Në edicionin e ri të “BigBrotherVIP Kosova” banori më i ri mbrëmë ishte Atilla Kardesh. Atilla Kardesh në fakt nuk është asnjë lloj VIP-i. Ai u bë i njohur për qytetarët në vendin tonë si një “dhunues fizik” ndaj ish-bashkëshortes së…
Lajme
Një ngjarje aspak e zakonshme ndodhi mbrëmë në një prej televizioneve nacionale të Kosovës.
Në edicionin e ri të “BigBrotherVIP Kosova” banori më i ri mbrëmë ishte Atilla Kardesh.
Atilla Kardesh në fakt nuk është asnjë lloj VIP-i. Ai u bë i njohur për qytetarët në vendin tonë si një “dhunues fizik” ndaj ish-bashkëshortes së tij këngëtares Drenusha Latifi.
Ishte pikërisht Drenusah Latifi që doli publikisht në mediat tona për të rrëfyer tregimin e saj se si ishte dhunuar fizikisht nga Atilla, e këtë gjë e pati dëshmuar edhe përmes fotografive të shumta.
E mbrëmë pikërisht në edicionin e “BBVK” Atilla dhe Drenusha u përballën me njëri-tjetrin, duke e bërë Drenushën të kuptoj se do të jetë në një shtëpi të përbashkët me të.
Nuk dihet nëse kjo gjë ishte planifikuar nga produksioni, ishin marrë vesh apo ishte krejtësisht “surprizë” për këtë të fundit, por pak rëndësi ka.
Rëndësi ka se Atilla Kardesh u paraqit në televizion madje pa u diskutuar fare se ai njihet në publik si dhunues femrash, si njeri që rrahu nënën e fëmijëve të tij.
E në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar avokatin e Atilla Kardesh, Taulant Ferizi.
Ferizi theksoi se Atilla në fakt nuk po hetohej për dhunë fizike, madje ai tha se i vetmi hetim që po bëhej ndaj tij ishin “ofendimet” e ndërsjella që dyshja kishin bërë përmes rrjeteve sociale.
Ai theksoi se mund të garantoj se asnjë procedurë penale për dhunë fizike nuk është zhvilluar ndaj banorit më të ri të BBVK.
“Jo, asnjë procedurë penale nuk është duke u zhvillu ndaj Atillës për dhunë fizike. Asnjëherë nuk është diskutu dhuna fizike. Jam në gjendje me garantu me kartelë të avokatit që mbaj, që asnjëherë s’ka pas procedurë penale për dhunë fizike. Kurrë. Rasti si avokat më intereson se çka paraqitet në gjykatë e prokuroi. Gjitha veprimet që janë ndërmarrë nga Prokuroria dhe Gjykata s’kanë të bëjnë asnjë me dhunë fizike.Krejt çka ka ndodhë kanë qenë disa keqkuptime dhe ofendime reciproke në rrjete sociale, viber dhe whatsapp dhe shkaku i atyre ofendimeve janë fillu të gjitha procedurat mes tyre. Pra krejt ka të bëjë me qato, jo me dhunë fizike”deklaroi ai.
Po ashtu avokati tha se ekzistojnë dokumentet se klienti i tij s’është hetuar ndonjë herë për dhunë fizike ndaj ish-gruas.
“E para, çështjet që po më pyesni janë familjare dhe në rastet e çështjeve familjare jam i obligum me e mbajtë një lloj sekreti sepse gjykimet janë jopublike, e që s’po ndodhin në gjykatë. Është çështje e tyre besoj se kanë me sqaru brenda në format kukanë hy. Për dhunë fizike ta garantoj që asnjëherë s’ka pas.Pra në asnjë gjykim që është mbajtë, s’ka pas. Të gjitha dokumente janë në gjykatë dhe në Prokurori”, shtoi ai.
I pyetur nëse ekzistonte urdhri mbrojtës që Atilla Kardesh të mos i afrohet Drenushës, ky i fundit tha se ka pasur urdhër që mos ta kontaktojë përmes rrjeteve sociale, por nuk e di për distancë.
Madje ai tha se një kërkesë e tillë ishte bërë nga Drenusha para 3-4 muajve, por që kërkesa për urdhër mbrojtës është refuzuar.
“Urdhër mbrojtës nuk e mbajë mend saktësisht, ed i që ka qenë urdhër mbrojtës që mos me kontaktu përmes rrjeteve sociale, po për distancë nuk e mbajë mend.Kërkesa e dytë për urdhër mbrojtës është refuzu e Drenushës. Kërkesa e dytë është bërë para 3-4 muajsh dhe është refuzu.Është refuzu është marrë vendim”.
Në objektin e KlanKosovës mbrëmë është zhvilluar edhe një aktivitet ku në muret e televizionit u shkruan grafitë.
“Bojkotoni klanin”, ishte njëra nga grafitet e shkruara aty.
Reagime të shumat e tejet të ashpra pati në lidhej me këtë ngjarje ku hapësirë televizive po i jepet një të dyshuari për dhunë ndaj gruas./Lajmi.net/