Flet Agimi nga Prizreni, fotoja e të cilit hyri në histori

Para 15 vitesh, kur Kosova po digjej flakë nga lufta me Serbinë, Agim Shala ishte një vetëm një vjeçar. Ai bashkë me familjen e tij, si shumë familje tjera shqiptare të Kosovës, u shpërngulën për në Shqipëri, por një foto që për protagonistë kishte atë, hyri në histori. 

Lajme

11/05/2014 00:35

Një fotografi e shkrepur në Kukës, nga fotografja amerikane Carol Guzy, e që për personazh kishte Agimin bëri gjiron e botës. 

Ai duke folur në një kronikë televizive për Klan Kosova, thotë se fare pak i kujtohen momentet kur bashkë me familjen u gjend në Kukës ku gjatë luftës ishte në kamp refugjatësh. 

Kjo foto ka hyrë në mesin e 50 fotografive më të fuqishme të cilat kanë ndryshuar botën, ndërsa ky fakt dhe ai që fotoja e tij është pjesë e historisë së Kosovës, e bëjnë të ndihet krenar.