Zyra e Grenellit për lajmi.net: SHBA mbetet 100 për qind e përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të vazhdojë të ushtrojë këtë post.

Lajme

20/02/2020 16:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë ditës së sotme ka emëruar ambasadorin Richard Grenell, në krye të Inteligjencës Kombëtare.

Mirëpo, pavarësisht këtij emërimi, Grenell do të vazhdojë të mbetet i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Dick Custin, zëdhënës i ambasadorit, Grenell.

“Mund ta konfirmoj se ambasadori Grenell do vazhdojë të shërbejë si ambasador në Gjermani, i dërguari special i Presidentit për Negociatat paqëdore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe njëherësh tash e tutje do të jetë edhe Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare”, ka thënë Custin për lajmi.net.

Tutje Custin ka bërë të ditur se SHBA-të dhe ambasadori Grenell, do vazhdojë të mbetet 100 për qind i përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Dua të theksoj se Ambasadori Grenell është pajtuar me kërkesën e presidentit Trump për të marrë pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare për një periudhë të limituar kohore, dhe se Shtëpia e Bardhë do të publikojë të nominuarin e saj së shpejti. Bazuar në këtë, Ambasadori Grenell do të vazhdojë të mbetet Ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe atë të Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi për negociatat e paqes, për të cilat ai mbetet 100 për qind i përkushtuar”, ka treguar Custin. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Trump e emëron Grenellin për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare