Flasin nga QKUK: Pacienti është vetëlënduar me thikë, ka plagë në qafë
Një person është vetëlënduar me thikë sot në Prishtinë. Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë mjeku kujdestar Sami Bajçinca. “Si duket është një vetëlëndim me thikë. Pacienti ka plagë në qafë. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për…
Lajme
Një person është vetëlënduar me thikë sot në Prishtinë.
Ai është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë mjeku kujdestar Sami Bajçinca.
“Si duket është një vetëlëndim me thikë. Pacienti ka plagë në qafë. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Bajçinca.
“Ai është sjell në QKUK nën përcjelljen e policisë dhe aktualisht ka refuzuar të marrë trajtimin mjekësor”, tha ai.