Flasin aktivistët e liruar të Vetëvendosjes

Aktivistja e Vetëvendosjes, e liruar dje nga arresti shtëpiak, Adea Batusha ka thënë se dëshmitarët në lidhje me akuzat që janë bërë për të dhe tre aktivistë të tjerë, kanë qenë të inskenuar dhe të shpikur. “Fakti që ne u liruam dje, tregon që gjykata ka pasur bazë për të na liruar qysh para një…

Lajme

23/08/2017 15:27

Aktivistja e Vetëvendosjes, e liruar dje nga arresti shtëpiak, Adea Batusha ka thënë se dëshmitarët në lidhje me akuzat që janë bërë për të dhe tre aktivistë të tjerë, kanë qenë të inskenuar dhe të shpikur.

“Fakti që ne u liruam dje, tregon që gjykata ka pasur bazë për të na liruar qysh para një viti. Dëshmitarët kanë qenë të inskenuar dhe të shpikur”, tha Batusha gjatë një konference për media, transmeton klan kosova.

Ndërkaq, Frashër Krasniqi, tha se do të vazhdojnë të paraqiten para trupit gjykues dhe të sillën siç janë sjellë deri tash.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes, Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi kanë qenë në arrest shtëpiak pasi u akuzuan për terrorizëm.