Flamuri ukrainas largohet nga Ambasada e Ukrainës në Moskë

Flamuri ukrainas është larguar nga Ambasada e Ukrainës në Moskë.

Bota

02/03/2022 10:35

Kjo është bërë e ditur nga Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Sipas RIA-s, një simboli që tregonte se ndërtesa ishte ambasada ukrainase është larguar dhe dyert tashmë janë mbyllur.

Qeveria ukrainase ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë më 24 shkurt, pasi Moska urdhëroi një pushtim të vendit.

Prej shtatë ditësh Rusia po vazhdon agresionin në territorin Ukrainas ku shumë qytetarë humbën jetën, të tjerë u plagosën e shumë prej tyre u detyruan të largoheshin./Lajmi.net/