Flamuri “UÇK” shpaloset para syve të njeriut kryesor të Speciales
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dje ka nisur vizitën në Kosovë. Ndërsa gjatë ditës së sotme ajo parashihej të mbante një konferencë për media, në një prej hoteleve luksoze në Prishtinë, konferencë kjo që u anulua si rezultat i protestës së veteranëve. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thanë se…

Lajme
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dje ka nisur vizitën në Kosovë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ajo parashihej të mbante një konferencë për media, në një prej hoteleve luksoze në Prishtinë, konferencë kjo që u anulua si rezultat i protestës së veteranëve.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thanë se kjo vizitë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.
Veteranët kanë paraqitur para syve të kryetares së Gjykatës Speciale flamurin e madh me shkronjat e lavdishme, UÇK.
Ata u panë në numër të madh para hotelit ku po qëndron Trendafilova dhe po kërkojnë që të futen brenda.
Tollovi e madhe është krijuar par hyrjes së hotelit, ku Veteranët dëgjohen vazhdimisht me thirrjet “UÇK, UÇK”.
Gjithashtu thuhet se si shkak i kësaj proteste, Trendafilova e ka anuluar konferencën e sotme./Lajmi.net/