Flamuri shqiptar u shpalos para miliona shikuesve në ndeshjen Manchester City – Bayern Munich
Skuadrat shqiptare asnjëherë nuk kanë arritur në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve apo më tej. Por ai që nuk mungon asnjëherë është flamuri kuqezi. Është bërë traditë tashmë mes tifozëve shqiptarë që të shpalosin flamurin kombëtar në ndeshjet që ndjekin në këtë turne kur janë të pranishëm në stadium, të organizuar me grupime…
Sport
Skuadrat shqiptare asnjëherë nuk kanë arritur në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve apo më tej.
Por ai që nuk mungon asnjëherë është flamuri kuqezi.
Është bërë traditë tashmë mes tifozëve shqiptarë që të shpalosin flamurin kombëtar në ndeshjet që ndjekin në këtë turne kur janë të pranishëm në stadium, të organizuar me grupime apo jo.
Kjo gjë ka ndodhur edhe mbrëmë në finalen e parakohshme të turneut, çerekfinalen e parë mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut në stadiumin “Etihad”.
Në pjesën e parë të sfidës mes dy skuadrave, gjegjësisht në minutën e 23-të në tribunën ballore një tifoz nuk ka ngurruar që për disa çaste të shpalosë flamurin kuqezi, duke e treguar atë me krenari./Lajmi.net/