Flamuri i Kosovës në gjysmështizë, a thua pse? (Foto)

Sot gjatë ditës në sheshin Ibrahim Rugova, flamuri i Kosovës i vendosur aty pranë është parë në gjysmështizë.

Lajme

30/12/2015 23:19

Sheshi Ibrahim Rugova gjendet përballë Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, raporton lajmi.net

Ibrahim rugova 4

Flamuri në gjysmështizë simbolizon ditë zie. Kur Presidenti i shtetit shpallë ditë zie, atëherë në të gjitha institucionet dhe të gjithë flamurët që gjenden në vend ulen në gjysmështizë, raporton lajmi.net.

Nuk dihet se pse ky flamur është ulur në gjysmështizë, ndonëse Presidentja Atifete Jahjaga, ditën e sotme (e mërkurë), nuk e ka shpallur ditë zie./lajmi.net

Ibrahim rugova 3