Flamujt në gjysmë shtizë- sot ditë zie në Maqedoninë e Veriut
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi të zjarrit që ndodhi gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate. Pas kësaj tragjedie, qeveria maqedonase ka shpallur ditë zie. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka…

Lajme
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi të zjarrit që ndodhi gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate.
Pas kësaj tragjedie, qeveria maqedonase ka shpallur ditë zie.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.
Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor./Lajmi.net/