Fjolla Morina emocionohet nga befasia që pranoi për ditëlindje

Fjolla Morina është prekur nga befasia që ia bëri vajza, me rastin e ditëlindjes.

ShowBiz

15/04/2019 10:10

Fjolla Morina sot feston ditëlindjen, ajo me këtë datë ka mbushur plot 33 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja ka pranuar urime të panumërta, nga miqtë, familja dhe kolegët.

Por, urimin më të veçantë, Fjolla e mori nga vajza e saj, e cila i kishte shkruar fjalë zemre këngëtares.

“Jam e bekuar që të kam”, ka shkruar Fjolla Morina pasi pranoi urimin për ditëlindje. /Lajmi.net/