Fjolla i shijon pushimet në Maldive

Pas angazhimeve të shumta gjatë vitit, është koha për pushime për Fjolla Morinën. Këngëtarja kosovare është duke e shijuar çdo moment, në plazhin e Ishujve Maldive, që gjenden në Oqeanin Indian. Derisa Kosova përballet me temperatura të ulëta, nën 0 gradë celsius, këngëtarja prishtinase i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet…

ShowBiz

19/12/2013 12:00

Pas angazhimeve të shumta gjatë vitit, është koha për pushime për Fjolla Morinën. Këngëtarja kosovare është duke e shijuar çdo moment, në plazhin e Ishujve Maldive, që gjenden në Oqeanin Indian.

Derisa Kosova përballet me temperatura të ulëta, nën 0 gradë celsius, këngëtarja prishtinase i ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet me bikini të zeza, me një trup mjaft seksi, duke i shijuar rrezet e diellit dhe ujin e kristaltë të ishujve Maldive.

“Mirëmëngjesi Maldive. Pushimet 2013 në Oqeanin Indian”, ka shkruar Fjolla. Këngëtarja seksi e pati një vit të suksesshëm, falë hitit të saj ‘FB’.