Fjalimi i shoferit gjerman që përloti emigrantët, kujton konfliktin me Kosovën

Një shofer i një autobusi të Gjermanisë, ka marr gjithë vëmendjen e mediave, pasi u uroi mirëseardhje grupit të emigrantëve në autobusin e tij.

Lajme

14/08/2015 15:28

Sven Latteyer bëri këtë fjalim të pa përgatitur më parë teksa ishte rrugës për në qytetin bavarez të Erlangen-it në Gjermani, së bashku 15 të huaj, përfshirë disa nga Afrika.

Njëri nga pasagjerët rrëfeu rastin dhe tregoi se si shoferi morri në duar mikrofonin dhe tha në gjuhën angleze “Më falni, zonja dhe zotërinj nga e gjitha bota, të pranishëm në këtë autobus. Dua të ju them diçka. Dua të iu uroj mirëseardhje. Mirë se vini në Gjermani, mirë se vini në vendin tim”, citohet të ketë thënë shoferi.

Ai më pas e përfundoi fjalimin me “Paçit një ditë të mirë”, tregon pasagjeri për fjalimin e shoferit gjerman.

Sipas BBC, fjalimi u mirëprit me shikime të admirueshme dhe duartrokitje, të përcjella më buzëqeshje.

Fjalimi shumë shpejtë u përhap nëpër Gjermani, duke marr shumë përgjigje pozitive.

Zotëri Latteyer tha se ai e ndjeu që ta bënte këtë veprim nga përvoja që ai kishte me kunatin e tij, i cili u largua nga konflikti i Kosovës gjatë vitit 1990, dhe gjyshi i tij, i cili u plagos në Luftën e Dytë Botërore, transmeton lajmi.net.

Gati 180 mijë persona thuhet të kenë kërkuar azilin në Gjermani vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, sa dyfishi i numrit që kërkuan azil vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.