Fjalimi i fuqishëm i kapitenit Rrahmani pas fitores: Kena hjek shumë, secili ka merita për këtë sukses

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar historikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, pasi triumfoi bindshëm 0:2 ndaj Sllovenisë në transfertë. Pas ndeshjes, kapiteni Amir Rrahmani ka mbajtur një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, duke theksuar sakrificat dhe unitetin e ekipit, transmeton lajmi.net. “Kena hjek shumë, kena pas shumë sakrifica. Secili prej neve i ka…

Sport

15/11/2025 23:47

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar historikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, pasi triumfoi bindshëm 0:2 ndaj Sllovenisë në transfertë.

Pas ndeshjes, kapiteni Amir Rrahmani ka mbajtur një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes, duke theksuar sakrificat dhe unitetin e ekipit, transmeton lajmi.net.

“Kena hjek shumë, kena pas shumë sakrifica. Secili prej neve i ka meritat e veta, edhe ata që s’kanë pasur asnjë minutë e që kanë qenë të grumbulluar me neve. Secili prej neve i ka meritat e veta. Si Edoni që s’ka lujt sonte, si krejt lojtarët tjerë. Secili ka merita për këtë sukses. Prej tash kena me u ba gati për mars edhe me shpresu me arrit botërorin”, u shpreh Rrahmani.

Kosova tani kthen vëmendjen te ndeshja e fundit e fazës kualifikuese, e cila do të zhvillohet pas tre ditësh ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”./lajmi.net/