Fjalimi emocionues i Rihanna-s në ‘NAACP Image Award’

Rihanna i ka emocionuar të gjithë me fjalët e saj.

ShowBiz

24/02/2020 14:28

Rihanna u vlerësua së fundmi për punën e sa filantropike nga NAACP Image Awards në Pasadena, Kaliforni, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja u vlerësua për përpjekjet e vazhdueshmë në ndihmë të fondeve dhe organizatave të bamirësisë, si Raisin Malawi, UNICEF apo fondacionin Clara Lionel.

NAACP Image Award është një ceremoni ndarjes çmimesh vjetori për përparimin e njerëzve me ngjyrë në fusha si kinematografia, televizioni, muzika dhe letërsia.

Pas këtij vlerësimi që iu bë, ajo mbajti një fjalim me të cilin i ka emocionuar të gjithë.

“Sot s’jemi këtu për mua, sepse çështja është me e madhe se unë. Jam me fat që kam qenë në gjendje të themeloj fondacionin Clara Lionel në vitin 2012. Në ka një gjë që kam mësuar është se mund ta rregullojmë botën së bashku, nuk mund të veprojmë të ndarë. S’kam fjalë për ta përshkruar rëndësinë që të jemi bashkë. Nëse ti ke një problem, nuk është problemi im, por është problemi i një guaje, i një njeriu me ngjyrë, i një njeriu të varfër. Sa prej jush kanë miq dhe kolegë të sekseve të ndryshme, kombësisë, ngjyrës, besimit fetar? Ngrini duart. Epo, është edhe problemi i atyre gjithashtu”, u shpreh Rihanna./Lajmi.net/

YouTube player