Fjalët e para të Fergusonit pasi u zgjua nga koma: A mund ta shikoj këtë ndeshje?
Sir Alex Ferguson kishte një pyetje pas zgjimit nga koma.

Sport
Sir Alex Ferguson u operua me urgjencë pas një hemorragjie cerebrale të shtunën e kaluar, por ish-trajneri i Manchester United mendjen e ka vetëm te futbolli.
Më pas, ai u ka thënë familjarëve këto fjalë: “E di që nuk e shoh dot finalen e Kupës së Mbretëreshës, por a mund ta shikoj finalen e Champions League?”.
Për mjekët dhe familjarët pyetje të tilla janë shumë shpresëdhënëse për gjendjen shëndetësore të Fergusonit, por sigurisht që trajneri legjendar duhet të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë.