Fjalët e para të Allegrit si trajner i Juventusit

Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Juventusit.

Sport

28/05/2021 17:33

Massimiliano Allegri tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Allegri ishte në qytetin e Livornos për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ndeshja dedikohej Armando Picchit, ish-trajnerit të Juventusit i cili u zhduk 50 vite më parë.

Pas ndeshjes, ai u pyet për aventurën e tij të re tek Juventus.

“Sot do të kthehem në shtëpi”, deklaroi fillimisht ai.

Ndërsa gazetarët e pyetën se “Çfarë Allegri do të gjejmë tani tek Juventusi”?

“Çfarë Allegri do gjeni? Dy vite më të vjetër!”, përfundoi Massimiliano Allegri./Lajmi.net/