Fjala që nuk duhet ta thoni që të ndjeni më pak stres
Kur thoni se po ndjeheni të stresuar, ju mund të jeni duke i përkeqësuar gjërat për veten tuaj, andaj është fjala “stres” që duhet ta hiqni nga fjalori juaj.
Lifestyle
Seth Swirsky, një psikoterapeut klinik, thotë që vetë fjala mund ta përmbushë rëndësinë që e ka.
“Vetëm duke thënë që jeni të stresuar, ju mund t’i nisni një kaskadë kemikalesh në trupin tuaj – “epinephrine dhe cortisol” – dhe neurotransmetues në tru që na bëjnë të ndjehemi të stresuar”, tha Swirsky për Well and Good.
“Zemrat tona rrahin më shpejtë, frymëmarrja bëhet më rapide, shtypja e gjakut ngritet, nuk mund të mendojmë si duhet dhe jemi të mbushur me frikë dhe ankth”, shtoi ai.