Fituesit e çmimit Nobel në literaturë

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe autori Austriak Peter Handke, kanë fituar që të dy çmimin Nobel në literaturë.

ShowBiz

10/10/2019 15:28

Në një dhomë të mbushur në akademinë Suedeze në Stokholm, Mats Malm, e shpalli Tokarczuk si fituese të çmimit Nobel të vitit 2018 në literaturë, ndërsa Handke për vitin 2019.

Tokarczuk, u citua si “një imagjinatë narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës.” Ndërsa, Handke si një “punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore ”.

Malm tha se të dy autorët janë njoftuar për fitoren e tyre. Handke ishte në shtëpi, ndërsa Tokarczuk, ishte në një turne të leximit në Gjermani dhe që nga gëzimi i është dashur të ndalojë makinën kur e ka pranuar thirrjen.

Në këtë konkurrencë ishte edhe shkrimtari shqiptar i njohur Ismail Kadare, i cili ishte mjaft i përfolur për të fituar. Por, ashtu siç shihet çmimin Nobel ia rrëmbyen Suedia dhe Austria. /Lajmi.net/