Fitorja ndaj Dritës – Prishtina me një dedikim special
Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Dritës. Skuadra e Ismet Munishit ka shënuar fitore 1:2 në kryendeshjen e javës, ndaj Dritës, shkruan lajmi.net. Pas ndeshjes, faqja zyrtare e klubit ka publikuar një fotografi, ku përmes mbishkrimit bënë një dedikim special, përcjell lajmi.net. “FC Prishtina fitoren e sotme ndaj Dritës në Gjilan…

Sport
Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Dritës.
Skuadra e Ismet Munishit ka shënuar fitore 1:2 në kryendeshjen e javës, ndaj Dritës, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, faqja zyrtare e klubit ka publikuar një fotografi, ku përmes mbishkrimit bënë një dedikim special, përcjell lajmi.net.
“FC Prishtina fitoren e sotme ndaj Dritës në Gjilan ia dedikon engjëllit tonë lart në qiell, tifozit Ardian Blakaj (Qeli), i cili 17 vite më parë ka ndërruar jetë”, thuhet në postimin e FC Prishtina.
“Ti je në zemrat tona Qeli jonë”, vazhdon postimi.
Më poshtë mund ta shihni postimin e FC Prishtina në llogarinë e tyre në rrjetin social ‘Facebook’. /Lajmi.net/