“Fitoret tona të pastërta me aleanca me qytetarin përkundër sinkronizimit të madh të opozitës” – Kurti i grumbullon drejtuesit e degëve për të diskutuar rezultatin e zgjedhjeve lokale
Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një mbledhje me drejtuesit e qendrave në të gjithë Kosovën, ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Sekretari Organizativ Alim Rama dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba. Tema kryesore e takimit ishte analiza e ecurisë së procesit zgjedhor dhe rezultatet në komunat e vendit, transmeton lajmi.net. Sipas të dhënave të prezantuara në…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një mbledhje me drejtuesit e qendrave në të gjithë Kosovën, ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Sekretari Organizativ Alim Rama dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.
Tema kryesore e takimit ishte analiza e ecurisë së procesit zgjedhor dhe rezultatet në komunat e vendit, transmeton lajmi.net.
Sipas të dhënave të prezantuara në mbledhje, LVV ka fituar 7 komuna dhe ka zgjedhur 177 asambleistë në nivel vendi.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve në nivelin lokal është më i larti i arritur nga Lëvizja deri tani,” thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për strukturat organizative dhe mobilizimin e aktivistëve në komunat e ndryshme, si dhe për planet për angazhimin e mëtejshëm në nivel lokal dhe qëndror.
Postimi i plotë:
Mobilizimi vazhdon, Lëvizja nuk ndalet!
Sot, në qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë, u mbajt mbledhja e radhës me drejtuesit e qendrave të LVV-së në Kosovë ku morën pjesë Kryeministri, njëherit Kryetari LVV-së, Albin Kurti, Sekretari Organiziativ, Alim Rama dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve në nivelin lokal për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është më i larti i arritur në këto katër herë sa marrim pjesë në zgjedhje lokale, me 7 komuna të fituara dhe me 177 asambleistë të zgjedhur në nivel vendi.
Në mbledhje u diskutua për ecurinë e procesit zgjedhor me ç’rast u trajtuan të gjjtha çështjet dhe analizat e bëra rreth rezultateve në komuna.
Strukturat tona organizative e aktivistët tanë gjithandej lagjeve dhe fshatrave të komunave në Kosovë vazhdojnë të jenë të mobilizuar dhe të gatshëm për çdo betejë, lokale e qëndrore, për të mirën e vendit e të komunës, për të mirën e qytetarëve.
VETËVENDOSJE! mbetet alternativa e vetme serioze e zëri i vërtetë qytetar në institucione lokale e qëndrore.
Fitoret tona të pastërta e vetëm me alenaca me qytetarin përkundër sinkronizimit të madh të opozitës gjithandej komunave, janë tregues që e ardhmja është epokë e fitoreve të mëdha për LV edhe në nivelin lokal përveçse në atë nacional.
Jemi falenderues ndaj çdo aktivisti në çdo lagje e fshat të vendit tonë për angazhimin e palëkundur për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në të gjitha fazat.
Vazhdojmë bashkë edhe më fuqishëm ecjen tonë përpara!/lajmi.net/