Fitore Shyti, femra e vetme që iu bashkua sot Ushtrisë së Kosovës

Mbi 10 oficerë të rinj betohen sot në kuadër të Ushtrisë së Kosovës. Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë janë mbledhur drejtues të institucioneve, familjarë e miq të shumtë për të parë nga afër diplomimin e ushtarëve të rinj. Në mesin e 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë herë është…

Lajme

27/06/2024 10:41

Mbi 10 oficerë të rinj betohen sot në kuadër të Ushtrisë së Kosovës.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë janë mbledhur drejtues të institucioneve, familjarë e miq të shumtë për të parë nga afër diplomimin e ushtarëve të rinj.

Në mesin e 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë herë është vetëm një femër.

Kjo mund të shihet qartë edhe në disa fotografi të realizuara nga Lajmi.net.

Fitore Shyti është ushtarja më e re që iu bashkua Ushtrisë së Kosovës./Lajmi.net/