Fitore për Milanin dhe Interin (VIDEO)
Interi dhe Milani i kanë arkëtuar nga tre pikë në përballjet ndaj Palermos, respektivisht Chievos.

Sport
Milan ka fituar 0:2 ndaj Palermos. Golat për rossonerët i shënuan Bacca dhe Niang nga penalltia.
Ndërkohë, Interi u është kthyer fitoreve, pasi në shtëpi e ka mposhtur Chievon 1:0. Mauro Icardi ishte realizator për neroazzurët.
Interi pozicionohet në vendin e katërt me 44 pikë pas kësaj fitoreje, ndërsa Milan në të gjashtin me 39.

