Fitore Pacolli s’njeh kufi e as dallim: Opozita- përfshirë Vuçiqi, nuk duan të bashkëpunojnë me Kurtin
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka fshirë çdo lloj dallimi në mes çështjeve të brendshme politike dhe Serbisë e Aleksandër Vuciq-it. Ajo i vendosi në një tabor duke thënë se “nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me Albin Kurtin”. Duke u diskutuar mbi çështjet e brendshme politike e institucionale, Pacolli…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka fshirë çdo lloj dallimi në mes çështjeve të brendshme politike dhe Serbisë e Aleksandër Vuciq-it. Ajo i vendosi në një tabor duke thënë se “nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me Albin Kurtin”.
Duke u diskutuar mbi çështjet e brendshme politike e institucionale, Pacolli i vendosi në rrafshin e njëjtë partitë opozitare në Kosovë si dhe Serbinë -që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe e lufton atë si mision parësor shtetëror të vetin.
Derisa po komentonte një deklarim të deputetes së AAK-së, Time Kadriaj në lidhje me çështjen e zhvillimeve politike në vend, Pacolli e përfshiu Vuciqin në këtë çështje.
Postimi i plotë pa ndërprerje i Pacollit:
Përfshirë edhe Vuçiqin, i cili njësoj sikurse opozita nuk dëshiron të bashkëpunojë me Kurtin. Kur qëndrimet e opozitës janë në përputhje me ato të presidentit serb, lind pyetja: cilët interesat po mbrojnë ata? A po veprojnë për interesin e Kosovës, apo për të penguar përparimin e saj?./Lajmi.net/