Fitore Pacolli, Mimoza Kusari, Dimal Basha, Fatmir Spahiu- Albin Kurti prezanton emrat e ministrave për “Qeverinë Kurti III”
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për qeverinë e re, duke shikuar interesin shtetëror dhe jo atë partiak. Ai para deputetëve ka thënë se votimi për qeverinë e re, sot është sikur një akt për shërbimin ndaj vendit dhe jo thjesht si një formalitet politik.…
Lajme
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për qeverinë e re, duke shikuar interesin shtetëror dhe jo atë partiak.
Ai para deputetëve ka thënë se votimi për qeverinë e re, sot është sikur një akt për shërbimin ndaj vendit dhe jo thjesht si një formalitet politik.
Kurti tha se po të pranohej oferta për bashkëqeverisje, sot do t’i propozohej Kuvendit një qeveri e re e koalicionit. Sipas tij, vota e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, kishte përcaktuar se duhet të ketë një koalicion qeverisës, mirëpo partitë parlamentare nuk kishin gatishmëri për një gjë të tillë.
I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar emrat për kabinetin e ri qeveritar, transmeton lajmi.net.
Ai prezantoi emrat si në vijim:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e detyrë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jashari
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda./Lajmi.net/