Fitore Pacolli e raportoi për ngacmim përmes telefonit, dërgohet në mbajtje qytetari që e konfrontoi atë ditë më parë – Detaje nga Policia

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka denoncuar në polici Hazir Hoxhën, pasi sipas saj ai e ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë të Policisë së Kosovës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se pas identifikimit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej…

Lajme

30/07/2025 11:16

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka denoncuar në polici Hazir Hoxhën, pasi sipas saj ai e ka ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë të Policisë së Kosovës, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se pas identifikimit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, shkruan lajmi.net.

“Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar  në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin. Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit  është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Pllana për lajmi.net.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha, po ashtu ishin përplasur keq gjatë një emisioni drejtpërdrejt.